Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Britania në vitin 2024 do të marrë kryesimin e VJTF të NATO-s (Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë), duke vënë në gatishmëri mijëra ushtarë. Forca në fjalë u formua pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe rolin udhëheqës e marrin me rotacion çdo vit vendet anëtare të NATO-s.
Britania do të marrë drejtimin nga Gjermania më 1 janar, duke rifilluar udhëheqjen e VJTF pas 2017.
Ndryshimi i komandës së forcës VJTF të NATO-s vjen ndërsa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtuesve rusë. Lufta në Ukrainë po i afrohet dy viteve që nga fillimi i saj dhe askush nuk mund të parashikojë se sa mund të zgjasë, pasi kundërsulmi i nisur nga forcat e armatosura ukrainase gjatë verës nuk arriti të ndryshojë ekuilibrin në fushën e betejës.
“Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar janë të gatshme, në çdo kohë, të mbrojnë aleatët tanë dhe të mbrojnë interesat kombëtare të Britanisë,” siguroi ai.Sekretari britanik i Mbrojtjes nënvizoi gjithashtu se “bota është më e rrezikshme dhe më kontestuese sesa ishte dekada më parë dhe ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj janë të përkushtuar për të mbështetur NATO-n dhe atë që ajo përfaqëson”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)