Unaza e Tupac shitet për një milion dollarë
Një unazë floriri, të cilën reperi i njohur Tupac Shakur e ka mbajtur në performancën e tij të fundit, është shitur për një milion dollarë në një ankand në Nju Jork. Oferta fituese ishte shumë mbi vlerësimin prej 200,000 deri në 300,000 dollarë, duke e bërë atë artifaktin më të vlefshëm të hip-hop-it të shitur, njoftoi Sotheby’s. Reperi amerikan e mbajti unazën në daljen e tij të fundit publike në […]