‘Karroca e Artë’ e familjes mbretërore holandeze, kthehet në mollë sherri.
Prej disa kohësh “Karroca e Artë” e familjes mbretërore holandeze është kthyer në një mollë sherri. Tradicionalisht, xhevahiri mbretëror përdorej në evenimente të rëndësishme, dasma dhe parada. Por për shumë të tjerë, cilësohet një simbol i racizmit dhe shtypjes për shkak të ilustrimit në panelin e tij anësor: Një grua e bardhë në një fron, me njerëz me ngjyrë gjysmë të zhveshur të gjunjëzuar në këmbët e saj, duke i […]