play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Boom rezervimesh për dasma në Las Vegas natën e Vitit të Ri falë kombinimit ‘123 123’ në datë

today28/12/2023

Background
share close

Në atmosferën e gjallë të qytetit të mëkatit, mijëra çifte po përgatiten të thonë “Po-në” e madhe në natën e ndërrimit të viteve. Arsyeja? Një kombinim numerik në datën e denjë për një roman të Dan Brown.

Las Vegas ka qenë gjithmonë kryeqyteti botëror i dasmave më të nxituara dhe të rrëmujshme. Kisha dhe zyrtarë të disponueshëm 24 orë në ditë, kosto rreth 150 dollarë dhe kohëzgjatja e shërbimit prej 10 minutash e kanë bërë qytetin e Nevadës një magnet për festimet e minutës së fundit.

Por, viti 2023 shton edhe një element të jashtëzakonshëm për adhuruesit e bestytnive. Falë veçorisë së konstruksionit amerikan të datës, që përfshin numrin e muajit para numrit të ditës, krijohet një kombinim numerik i përbërë nga 12/31/23 që bëhet 123 123. Një fillim i sekuencës Fibonacci gjë që shumë e konsiderojnë si shpresë të mirë. Rezervimet janë tashmë të shumta dhe nata e Vitit të Ri ndoshta do të konkurrojë me 7 korrikun e 2007, ditën historike në të cilën, siç raportohet në Las Vegas Review-Journal, u regjistruan 4492 dasma.

Tradita e dasmave të shpejta në Las Vegas i ka rrënjët legjendare në Wild West, ku praktika e thjeshtë dhe pa stil pasqyronte frymën e kufirit. Sot, kjo traditë është rritur në një industri, që bashkëjeton me botën e lojërave të fatit. Në natën e Vitit të Ri, kishat e Las Vegasit do të ‘kthehen’ në një fabrikë të vërtetë dasmash.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *