play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

BE marrëveshje për 110 mijë dozave të vaksinës për linë e majmunëve

today14/06/2022

Background
share close

BE nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e 110 mijë dozave të vaksinës  për linë e majmunëve

Komisioni Evropian nënshkroi të martën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike daneze, “Bavarian Nordic” për mbi 110,000 doza vaksinash për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve.

Ndryshe nga vaksinat e COVID-19, të cilat u kontraktuan nga Komisioni Evropian, por paguheshin individualisht nga vendet e BE-së, kontrata mbi vaksinat për linë e majmunëve do të financohet fillimisht nga buxheti i përbashkët i BE-së.

Kjo është hera e parë që buxheti i BE-së po përdoret për të blerë vaksina në mënyrë që të mund të shpërndahen sa më shpejt në vendet anëtare.

Që nga 18 maji I këtij viti, rreth 900 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 19 vende të BE-së, në Norvegji dhe Islandë.

Dërgesat e para të dozave do të fillojnë në fund të qershorit, në ato vende që kanë më shumë nevojë.

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *