play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

BE bën bashkë vendet e rajonit, projekt për luftën ndaj përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore, Haki Çako: Unifikimi i sistemit të mbrojtjes civile, i nevojshëm

today31/05/2024

Background
share close

Fenomeni i përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore ka bërë bashkë tetë shtete të ndryshme të Rajonit duke përfshirë Italinë, mes të cilave edhe Shqipëria në një projekt të përbashkët të financuar nga Bashkimi Europian.

Projekti synon koordinimin për organizimin e një mekanizmi të përbashkët rajonal dhe europian ndaj fatkeqësive natyrore si dhe një stërvitje të përbashkët. Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni tha se ndryshimet e klimës bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin rajonal.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako tha se ishte i nevojshëm unifikimi i sistemit të mbrojtjes civile me mekanizmin e mbrojtjes civile europaine ku Shqipëria është pjesë. Çako tha se duhet të rrisim kapacitetet dhe të ngremë bashkëpunimin për të reaguar sëbashku.

 

Nënkryetari i bashkisë Onid Bejleri e cilësoi tejet të domosdoshëm këtë projekt duke qenë se Shkodra është një prej qyteteve më të prekura nga përmbytjet.

 

Në pranverën e vitit të ardhshëm pritet të organizohet operacioni demonstrues që është një stërvitje e përbashkët mes 8 shteteve për të testuar menaxhimin e situatës në rast të përmbytjeve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *