Putin u bën thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzojnë qeverinë e tyre
Luftimet për kontrollin e Kievit janë intensifikuar mes rusëve dhe ukrainasve, raporton CNN. Beteja kryesore po zhvillohet në qytetin Çernihiv, rreth 105 kilometra larg Kievit. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim në të cilin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas që të dorëzojnë qeverinë e tyre. “Përplasjet nuk i kemi me ushtrinë e rregullt të Ukrainës, por me militantët nacionalistë që janë përgjegjës për gjakderdhjen që po shohim […]