“Dua të mbetem te Kombëtarja”, Pajazit: Si Demollari? Ëndërroj të bëhem legjendë kuqezi
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Në konferencën e sotme për media dolën dy futbollistët kuqezi, Adrion Pajaziti dhe Arlind Ajeti. Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi i cili është ftuar rishtaz me Kombëtaren A nga trajneri Silvinjo u shpreh i lumtur dhe shumë krenar që ka […]