play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

810 Results / Page 76 of 90

Aktualitet

Zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Qeveria ka zgjedhur drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Burime per Club Fm bëjnë me dije se në krye të këtij institucioni është zgjedhur Abigela Voshtina, e cila pason në këtë detyrë Zana Çelën. Qeveria e ka marrë vendimin në mbledhjen e sotme. Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj. Ajo […]

today22/06/2022

Aktualitet

Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, i hap rrugën integrimit të Shqipërisë drejt BE

Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi. Njoftimi nga Varhelyi: “Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut. Ne presim që qeveria t’i […]

today22/06/2022

Aktualitet

Marrëveshja: Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë brenda 4 viteve

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, veçoi ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet. Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë do të krijojë mundësinë që të gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës. “Është një projekt që jo vetëm do të lidhë […]

today20/06/2022

Aktualitet

Meta kthen në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës, kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Në arsyetimin e Kreut të Shtetit, thuhet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, dhe nuk është siguruar mendimi i ekspertizës së pavarur vendase. […]

today20/06/2022

Aktualitet

Firmosen 19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë

Në mbledhjen e 8 mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, u firmosën 19 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në disa fusha. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, firmosën në Prishtinë 19 marrëveshje dhe memorandume në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.  Ministrat e Energjisë dhe Infrastrukturës prezantuan marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Fondi për këtë projekt është 1 milion e 980 mijë euro,ku Shqipëria do […]

today20/06/2022

Aktualitet

Në muajt e verës dhe në pushimet zyrtare nuk do të ketë kontroll dhe regjistrim në kufirin Shqipëri-Kosovë

Në muajt e verës, ekzaktësisht duke nisur nga 1 qershori dhe deri në 30 shtator, nuk do të ketë asnjë kontroll në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë. Policia kufitare nuk do të regjistrojë as udhëtarët nga njëri vend në tjetrin, për të shmangur radhët e gjata. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për çdo ditë fundjave apo festash zyrtare. Marrëveshja është njoftuar sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Do […]

today20/06/2022

Aktualitet

Bordi i Transparencës rrit sërish naftën, publikon çmimet e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish të rrisë çmimin e karburanteve.  Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, një litër naftë do të tregtohet me 7 Lekë më shtrenjtë. Nga  258 Lekë që është deri më sot çmimi naftës do të shkojë në 265 Lekë/litri. Duke nisur nga dita e sotme ora 18.00 p.m, çmimi për një litër naftë do të jetë 265 lekë për litër. Ky është çmimi më i […]

today17/06/2022

Aktualitet

“S’mban më ujë pilafi”, qytetarët në ditën e dytë të protestës

Është zhvilluar këtë të enjte protesta e paralajmëruar kundër rritjes së çmimeve. Protesta u mbajt në sheshin Skënderbej. Në ditën e dytë të kësaj proteste qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për krizën e çmimeve, ndërsa janë shfaqur me banderolën “S’mban më ujë pilafi”. Gjithashtu pas sheshit Skënderbej, marshimi ka vijuar drejt Kryeministrisë.     Qytetarët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë pasi sipas tyre në bashkëpunim me oligarkët po i çon paratë […]

today16/06/2022

Aktualitet

Bojkoti i Avokatët, reagon KLGJ: Harta e re gjyqësore forcon aksesin e qytetarit te drejtësia

Ndërkohë që avokatët janë në ditën e tretë të bojkotit të seancave gjyqësore, KLGJ-ja ka reaguar përmes një deklarate, duke theksuar se harta e re gjyqësore forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën. Sipas KLGJ-së harta e re gjyqësore synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave dhe garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve. ““Harta e Re Gjyqësore” sipas raportit […]

today16/06/2022