Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Johnny Depp do të nisë më 4 tetor “ekspozitën e tij të parë gjithëpërfshirëse eksperimentale” të punës së tij, të titulluar “A Bunch of Stuff”, muajin e ardhshëm në ndërtesën Starrett-Lehigh në lagjen Chelsea të Manhattan.
Thuhet se shfaqja do të përfshijë “vepra arti të pa ekspozuara me pare , si dhe shumë objekte personale nga studiot e Depp” – dhe “do të jetë e ngjashme me një vizitë në studio dhe hyrjen në botën e tij. ”
Ekspozita prezantohet nga BAUART, në bashkëpunim me Pantheon Art dhe në partneritet me TAIT, ndërsa vendi përfaqësohet nga Kagency.
Depp është bërë një artist i kërkuar që nga debutimi i punës së tij në 2022.
Thuhet se ai shiti 780 artikuj për 3.6 milionë $, nëpërmjet galerisë në Mbretërinë e Bashkuar Castle Fine Art, brenda pak orësh pasi shpalli një seri printimesh të quajtur “Friends & Heroes”.
Printimet ishin të njerëzve të famshëm , si Al Pacino, Keith Richards, Bob Dylan dhe Elizabeth Taylor.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)