play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

As në ditën e Fitër Bajram, luftimet ne Sudan nuk ndalen

today21/04/2023

Background
share close

Lufta e dy gjeneralëve pamundëson demokracinë në Sudan - KOHA.net

Nuk ndalen luftimet e ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim. Më shumë se 300 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur që prej nisjes së luftimeve një javë më parë, mes forcave të ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), i njohur si Hemeti.

Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit ka bërë të ditur se bombardimet janë dëgjuar në disa zona të Kartumit përgjatë natës, si dhe u raportua për përleshje të reja. Kryeqyteti i vendit afrikan është duke u përballur me përplasje të ashpra, duke përfshirë sulmet ajrore dhe ato me tanke.

Rreth pesë milion banorë mendohet se kanë mbetur pa ujë e furnizime  ushqimore. Edhe linjat e komunikimit janë dëmtuar rëndë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u kanë bërë thirrje palëve për armëpushim, “të paktën” në tre ditët e Fitër Bajramit.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë patën thënë se do ta nisin armëpushimin 72-orësh në orët e para të mëngjesit të së premtes. Por, ashtu si edhe dy zotimet paraprake, edhe ky i fundit nuk është përmbushur në Sudan.

Historiku i luftimeve

Prej puçit ushtarak të tetorit të vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga Këshilli i Gjeneralëve. Në qendër të problemit janë dy ushtarakë të lartë me gradën gjeneral.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është udhëheqës i forcave të armatosura e de facto edhe president i shtetit në njërën anë e përballë ka zëvendësin e tij dhe liderin e forcës paramilitare RSF, gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo.

Ata nuk ranë dakord lidhur me drejtimin që ka marrë shteti dhe kanë propozuar lidership civil. Por, një prej pikave bllokuese lidhet me planin për të përfshirë 100 mijë pjesëtarët e forcës paramilitare në ushtri e se kush do të jetë më pas në krye të saj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%