play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

320 mësues të dedikuar për këshillimin e karrierës, Manastirliu: Element kyç për evidentimin e prirjeve dhe orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional

today17/09/2024

Background
share close

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri” shpalli nisjen e procesit të përzgjedhjes së mësuesve që plotësojnë kriteret për dy rolet e reja që do të implementohen në shkollat e vendit: Mësuesi Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe ai i Sigurimit të Cilësisë në shkollë. Këto pozicione të reja do të jenë shtylla kryesore për të mbështetur nxënësit në orientimin profesional dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

“Rolet e reja që kemi përfshirë këtë vit janë dy role të cilat menjëherë do të jetësohen duke përzgjedhur 640 mësues koordinatorë të vlerësimit të cilësisë së shkollës dhe koordinatorë të karrierës në të gjithë sistemin tonë arsimor.
4.635 nxënës janë regjistruar këtë vit në arsimin profesional, 10% më shumë se një vit më parë. Ky është një moment shumë vendimtar për sistemin arsimor, nëse do ta marrë këtë drejtim strategjik të orientimit të vazhdueshëm të nxënësve, jo vetëm për sistemin arsimor, por edhe për zhvillimin e karrierës që fillon që në arsimin e ciklit të ulët”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ata do të ndihmojnë mësuesit në zhvillimin profesional dhe në garantimin e cilësisë së mësimdhënies, duke u shndërruar në mentorë për ta.
Këto nisma, ashtu si dhe investimet në infrastrukturë, janë pjesë e strategjisë së re për arsimin parauniversitar.

“Sot jemi në një moment ku, vetëm në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kemi hapur 25 shkolla të reja, të rindërtuara dhe të rehabilituara. Dhe 40 kantiere që janë në proces dhe të tjera shkolla që planifikojmë t’i investojmë, në mënyrë që në të gjithë vendin, si në qytet ashtu edhe në fshat, të kemi të njëjtën infrastrukturë shkollore. Por ajo që është vërtet zemra e shkollës nuk janë vetëm muret dhe infrastruktura e objektit, janë mësuesit që mbajnë themelet e arsimit dhe edukimit. Dhe shtimi i roleve të reja brenda sistemit arsimor dhe profileve të reja të mësuesve do të jetë një vlerë e shtuar për mbështetjen e mëtejshme të nxënësve, të familjes dhe të shoqërisë”, përfundoi Ministrja Manastirliu.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *