play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

27 vjeçarja rrezikoi jetën nga “puthja e vdekjes”

today06/10/2022

Background
share close

Woman risks life with 'kiss of death' after date

Një grua rrezikoi jetën pas një takimi me një burrë të panjohur pasi përjetoi ‘puthjen e vdekjes’ që ndodh në 5% të njerëzve, duke i shkaktuar asaj një reaksion të rëndë alergjik. 27-vjeçarja Janelle Gonzalez rrëfeu historinë e saj në TikTok, dhe disa përdorues thanë se kanë pasur incidente të ngjashme.

Vajza tha se doli me një burrë që e puthi dhe kur u zgjua të nesërmen, u ndje jashtëzakonisht keq. Buzët i ishin fryrë dhe ndjente se nuk merrte dot frymë. E shqetësuar, ajo u përpoq të mendonte se çfarë i kishte ndodhur, pasi shenjat i ngjanin reagimit të saj ndaj butakëve, ndaj të cilëve është alergjike.

 

Mirëpo, ai nuk kishte ngrënë, as ndonjë ushqim deti tjetër, ndaj duke përjashtuar ngadalë skenarë të ndryshëm, vendosi të kontaktojë me njeriun që kishte dalë. Më pas, ai i tha se pak para se të dilnin, kishte ngrënë ushqim deti dhe më konkretisht oriz me karkaleca.

Nisur nga kjo, shumë përdorues treguan raste të ngjashme. “Motra e shoqes sime e puthi të fejuarin e saj në mëngjesin e dasmës së tyre pasi kishte ngrënë shalqi dhe ai është tmerrësisht alergjik. Ata duhej të anulonin dasmën,” komentoi një përdorues në TikTok.

Termi “puthje e vdekjes” është një rast i rrallë që përdoret për të përshkruar një person që ka një reaksion alergjik, nëpërmjet puthjes, ku bie në kontakt me sendet ndaj të cilave janë alergjikë. Sipas studimeve, rreth 5% deri në 12% e njerëzve mund të përjetojnë një reaksion alergjik përmes puthjes.

“Çdo substancë që shkakton reaksion alergjik quhet alergjen. Për disa njerëz, edhe ekspozimi minimal ndaj sasive të vogla të një alergjeni mund të shkaktojë një reagim të rëndë, ” raporton Medical News Today.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *