Shqipëria bëhet pjesë e sistemit unik europian të pagesave, Rama: Miliona Euro të kursyera
Shqipëria është bërë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku shkruan se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 Janari 2025. Kryeministri Rama e quan këtë një hap tjetër të madh në rrugën drejt Shqipërisë […]