Alarmante, në Shqipëri sot lindin më pak bebe se gjatë Luftës së Dytë Botërore
Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934, kur u regjistruan lindjet në baza vjetore. Rënia e lindjeve është përshpejtuar dy vitet e fundit, duke tejkaluar edhe skenarët pesimistë të INSTAT në projeksionet e popullsisë. Gratë po lindin më pak fëmijë se sa duan, duke i çuar treguesit e fertilitetit poshtë nivelit 1,2 në vitin 2023 dhe duke e klasifikuar vendin […]