play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Alarmante, në Shqipëri sot lindin më pak bebe se gjatë Luftës së Dytë Botërore

today01/04/2024

Background
share close

Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934, kur u regjistruan lindjet në baza vjetore. Rënia e lindjeve është përshpejtuar dy vitet e fundit, duke tejkaluar edhe skenarët pesimistë të INSTAT në projeksionet e popullsisë. Gratë po lindin më pak fëmijë se sa duan, duke i çuar treguesit e fertilitetit poshtë nivelit 1,2 në vitin 2023 dhe duke e klasifikuar vendin në krizë demografike. Ekspertët vendas vërejnë se, përveç emigracionit, ka disa faktorë me sfond ekonomik, si kostot e larta të banesës dhe arsimit parauniversitar që po pengojnë gratë të lindin fëmijët që duan. Si po veprojnë vendet e Europës

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit, janë përshpejtuar, duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet e ardhshme.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. P.sh., në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

 

 

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë.

Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte 647,884, ose tre herë më i lartë se në vitet 1950.

Është e kuptueshme se që nga vitet ’50-’60, Shqipëria ashtu si edhe Europa kanë evoluar në drejtim të planifikimit familjar, barazisë gjinore, integrimit të grave në tregun e punës, por në vendin tonë ka ende një përqindje më të madhe të grave që lindin fëmijë më pak se sa duan.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT parashikonte që në vitin 2023, të lindnin 27,281 foshnja, por në realitet kanë lindur vetëm 22,210, ose 19% më pak se pritshmëritë më pesimiste.

Majlinda Nesturi, eksperte për statistikat gjinore në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, tha se, emigrimi i popullsisë në moshë riprodhimi ka ndikimin më të lartë në rënien e lindjeve në të gjithë faktorët e tjerë.

Znj. Nesturi thotë se ka edhe një tendencë më të ulët për lindjet, e cila nuk është parashikuar e tillë në hipotezat e projeksioneve.

Projeksionet e popullsisë 2019 – 2031 nga INSTAT nuk i morën në konsideratë normat e larta të emigracionit dhe rënien e fertilitetit, ndaj treguesit demografikë kanë pasur një përkeqësim më të lartë në krahasim me të gjithë skenarët.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomene që lidhen me emigracionin, vëren se, ndërhyrjet për emigrimin e të rinjve duhen bërë në dy drejtime.

Së pari, duhet të frenohet emigrimi, sidomos i trurit dhe kjo mund të arrihet duke siguruar perspektiva më të mira për të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në Shqipëri për arsimin e tyre dhe më pas në karrierë.

Ndërhyrja e dytë ka të bëjë me krijimin e kushteve për rikthimin të larguarve, sidomos atyre që studiojnë jashtë, pasi janë një aset i çmuar që mund të japin një ndihmesë gjithëpërfshirëse.

Ermira Galanxhi, eksperte me përvojë në çështjet e demografisë, tha se, duhen ndërhyrje që të përmirësojnë gjendjen ekonomike të familjeve të reja.

Sipas saj, duhet një ekzaminim i detajuar i nevojave të familjeve të reja sipas rajoneve dhe më pas të hartohet një paketë politikash që t’i ndihmojnë ato në kostot për të rritur fëmijët.

Në Shqipëri, gratë po lindin më pak fëmijë se sa duan

Me gjithë ndryshimet ekonomike dhe sociale, shoqëria shqiptare ruan ende vlerat e traditës dhe familjes. Gratë shqiptare duan ende të lindin fëmijë më shumë se sa kanë.

Të dhënat nga Anketa Demografike dhe e Shëndetit, që u krye në vitin 2018, treguan se një grua në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) do të lindë më shumë se dy fëmijë.

Para gjashtë vitesh, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Praktikat e vendeve të tjera, që kanë përjetuar rënien normave të fertilitetit para nesh, tregojnë se mjeti më efektiv ishte mbështetja e familjeve të reja të martuara.

Në vitin 2003, Spanja mori një reformë për rritjen e lindjeve në të cilën nënat me fëmijë deri në tre vjeç që punonin përjashtoheshin nga tatimi mbi të ardhurat personale. Lehtësitë tatimore zgjeroheshin me nënat që lindnin më shumë fëmijë. Gjithashtu një bonus bebesh prej 2500 eurosh jepej për çdo lindje.

Shumë nga këto lehtësi u hoqën në vitin 2010, nga pasojat e krizës ekonomike, por studimet gjetën se lindjet në Spanjë ndërmjet 2004 dhe 2010 u rritën me 5%.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%