Hapet qendra e bashkëpunimit policor dhe doganor Kakavijë, Greqi-Shqipëri
Mesditën e sotme, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, në territorin grek, u zhvillua ceremonia e hapjes së Qendrës së Bashkëpunimit Policor dhe Doganor Kakavijë, Greqi-Shqipëri. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Andi Mahila, dhe zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit të Republikës Helene të Greqisë, Elefterios Ikonomou. Qendra e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor do të ketë si qëllim shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, […]