Rritet vetëm në Kukës, Tulipani shqiptar shpallet “monument natyre”
Qeveria shqiptare ka vendosur sot që të shpallë “Monument natyre” Tulipanin shqiptar. Lajmi i mirw u konfirmua sot nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Theksojmë se kjo lule e rrallë është zbuluar në 2003 dhe rritet vetëm në Shqipëri, në zonën e Surroit në Bashkinë e Kukësit. Kjo lule është e rrezikuar nga aktiviteti minerar në zonë. Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës, por dallon, pasi ka gjethe me valëzim, […]