Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë yje dhe organizata të industrisë së argëtimit po angazhohen për të dhuruar miliona për të ndihmuar ata që janë zhvendosur ose kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret në Los Angeles. Tani ylli i njohur, Beyoncé, ka dhuruar miliona për të ndihmuar familjet në zonën e zjarrit Eaton.
Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar se Beyoncé ka kontribuar me 2.5 milionë $ për një fond të sapokrijuar për shpëtimin nga zjarret në LA, i themeluar nga fondacioni i saj humanitar, “BeyGOOD”.
Njoftimi u bë publik në llogarinë zyrtare të “BeyGOOD”, në rrjetin social Instagram.
“Fondacioni është dedikuar për të ndihmuar familjet në zonat e Altadena/Pasadena që humbën shtëpitë e tyre dhe për kishat dhe qendrat komunale që do të adresojnë nevojat e menjëhershme të atyre që janë prekur nga zjarret”, thuhet në postimin e fondacionit.
Beyoncé e themeloi fondacionin “BeyGOOD” në vitin 2013.
Ai përqendrohet në mbështetje ekonomike për ata që janë në nevojë.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)