play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Victoria Beckham mban aromë “Reverie”, prezanton parfumin e saj!

today08/10/2024

Background
share close

Victoria Beckham tregoi figurën e saj të mrekullueshme me një kostum të zi, për të ndarë pjesë nga xhirimet e saj të fundit të parfumit.

Duke festuar lançimin e aromës së saj të re “Reverie”, stilistja, 50 vjeçe, mahniti në imazhet e prapaskenës që binte në sy.

Duke marrë një pozë joshëse gjatë xhirimit, Victoria i ka shkruar postimit: “Më pëlqen të punoj me Steven Klein, më pëlqen se si ai fotografon gratë – për mua, ai i bën gratë të duken si superheronj.
victoria beckham 2150 rêverie

“21:50 Rêverie përfaqëson një moment të thellë ndryshimi në jetën time në vitin 2001, dhe ai ka arritur ta kapë atë ndjenjë në mënyrë perfekte.”

Victoria kishte postuar më parë një klip nga prapaskenat përpara publikimit të aromës së saj të katërt.

Duke hyrë në Instagram, fashionistja tha: “Aroma ime më e re, 21:50 Rêverie, është e thellë, joshëse dhe tepër personale”.

“Kam krijuar këtë aromë në bashkëpunim me parfumierin mjeshtër Jérôme Epinette për të rizgjuar kujtimet e një momenti të rilindjes personale dhe gjendjes sime të ëndrrave. Përfytyrimi im. xx Victoria”.

 

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *