Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Trembëdhjetë shtete amerikane po padisin “TikTok” me pretendimet se po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe nuk bën mjaft për t’i mbrojtur ata.
Paditë pretendojnë se aplikacioni për ndarjen e videove është krijuar për varësi dhe për t’i mbajtur adoleshentët pas ekranit.
“Të rinjtë po luftojnë me shëndetin e tyre mendor për shkak të platformave të rrjeteve sociale të varura si TikTok”, tha prokurorja e përgjithshme e New Yorku-t Letitia James.
Ato që paditin janë: Kalifornia, Illinois, Kentaki, Luiziana, Masaçusets, Misisipi, Nju Xhersi, New York, Karolina e Veriut, Oregon, Karolina e Jugut, Vermonti, Uashingtoni, si dhe Uashington DC.
Zëdhënësi i TikTok, Alex Haurek tha se ishte i shqetësuar që shtetet nuk kishin zgjedhur të punonin me shërbimin për shqetësimet e tyre.
“Ne nuk pajtohemi fuqimisht me këto pretendime, shumë prej të cilave besojmë se janë të pasakta dhe mashtruese”, tha ai.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)