play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Met Gala” e vitit të ardhshëm ka stil mashkullor!

today10/10/2024

Background
share close

Tema e radhës për ngjarjen më të madhe të modës në botë është caktuar e po ashtu edhe mikpritësit.

Ngjarja “MET Gala”, si çdo të hënë të parë të muajit maj, do të mbahet në New York në Muzeun Metropolitan të Artit vitin e ardhshëm me mikpritës si Pharell Williams, Lewis Hamilton, Colman Domingo, A$AP Rocky dhe LeBron James, të cilët do ta ndihmojnë muzeun te prezantojë ekspozitën që vë në pah stilin e veshjeve të burrave me ngjyrë gjatë shekujve.

Williams dhe Hamilton ishin në detyrë  për të  ndihmuar zyrtarëve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York për ta publikuar temën “Superfine: Tailoring Black Style” të ekspozitës së veshjeve që do të mbahet në pranverën e ardhshme.

Kodi i veshjes do të bëhet i ditur në fillim të vitit të ardhshëm.

The Met Gala theme is Superfine: Tailoring Black Style.

Kjo është ekspozita e parë e veshjeve që MET bën për gati 20 vjet, e cila ekskluzivisht do të fokusohet te veshjet e burrave, gjë që shpjegon përzgjedhjen e nikoqirëve që ka bërë kryeredaktorja e prestigjiozes “Vogue”, Anna Wintour, organizatore e ngjarjes çdo vit.

Në këtë ngjarje grumbullohen edhe fonde. Mbrëmja e vitit të shkuar ka grumbulluar 26 milionë $, shumë kjo rekorde për një ngjarje të tillë.

Ekspozita “Superfine: Tailoring Black Style” do të hapet për publikun nga 10 maji deri më 26 tetor të vitit të ardhshëm.

 

Image may contain Pharrell Williams Lewis Hamilton Anna Wintour Clothing Coat Jacket Blazer and Accessories

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *