Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një mësues i hortikulturës e ka mbajtur titullin e kampionit edhe për një vit radhazi në konkursin vjetor të peshimit të kungujve në veri të Kalifornisë.
Kungujt e tij e kanë fituar çmimin kryesor për katër vjet radhazi.
Travis Gienger e mundi konkurrentin e tij më të afërt me vetëm 2.7 kilogramë më shumë dhe fitoi Kampionatin Botëror të Peshimit të Kungullit.
Kungulli i tij peshon 1,121 kilogramë, pak më pak se ai që kishte vitin e kaluar me 1,247 kilogramë, raportoi “Associated Press”.
Gienger ka thënë se ashtu si më parë, edhe tani është fokusuar në të pasurit një tokë të shëndetshme, por që një vjeshtë me reshje rekord mund të ketë ndikuar në rritjen e kungujve të tij.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)