Qeveria vendos: Mësim në fundjavë për të zëvendësuar ditët e humbura
Ministria e Arsimit ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditë të humbura mësimi përgjatë këtij viti shkollor. Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji. Kujtojmë se ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar. […]