Telefonata Macron-Putin, kushtet e presidentit rus për zgjidhjen e situatës
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pasur një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron. Kremlini thotë se gjatë bisedës, të dy homologët kanë shkëmbyer mendime të plota rreth situatës në Ukrainë. Pala franceze, ka shprehur pikëpamjet e saj rreth kësaj çështjeje, me shpresën për zgjidhje të shpejtë përmes dialogut dhe negociatave. Nga ana tjetër, Rusia thotë se Putin ka treguar se zgjidhja është e mundshme, vetëm nëse Ukraina njeh sovranitetin rus […]