Simon Yates fiton “Giro d’Italia”
Simon Yates është fitues i Giro D’italia 2025. Turneu, që për herë të parë zhvilloi tre etapat e para në Shqipëri, dhuroi spektakël deri në metrat e fundit. Britaniku vulosi fitoren e tij të dytë në një turne të madh. Pasi morën bekimet nga Papa Leoni XIV në Vatikan, çiklistët zhvilluan garën mahnitëse rrugëve të Romës. Papa Leoni mori në këmbim një fanellë rozë, simbolin tradicional të kryesuesit të garës. […]