U ndëshkua me karton të kuq, UEFA pezullon me dy ndeshje lojtarin e Real Madrid
UEFA ka pezulluar me dy ndeshje mbrojtësin e Real Madrid, Dani Carvajal. Futbollisti u ndëshkua me të kuq ndaj Marseille, për sjellje anti-sportive ndaj kundërshtarit. Pas kësaj, UEFA ka dënuar me dy ndeshje pezullim spanjollin, vendim që nuk do të ndikojë te Real Madrid. Carvajal pësoi dëmtim ndaj Atletico Madrid dhe do të jetë jashtë për të paktën një muaj. Me pezullimin e UEFA-s, ai do të mungonte ndaj Kairat […]