play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1634 Results / Page 74 of 182

Background

Sport

Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës dhe vazhdon kryesimin, feston Elbasani

Vllaznia ka fituar klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, me rezultatin 3-1, në javën e tetë të Superiores. Kryeqytetasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Tabekou në minutën e 9-të. Megjithatë shkodranët përmbysën gjithçka shumë shpejt, me golat e Yago dhe Balajt në pjesën e parë. Në minutën e 52-të, Kouros u ndëshkua me të kuq, duke lënë kuqeblutë me 10 lojtarë, por edhe pse në […]

today24/10/2025

Sport

Hansi Flick humbet “El Clásico”

Komisioni Disiplinor Sportiv nuk toleron aspak. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është pezulluar për një ndeshje dhe nuk do të jetë në stolin blaugrana gjatë El Clásicos së parë të sezonit 2025 kundër Real Madridit. Ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në “Santiago Bernabéu”. Gjermani u përjashtua nga fusha gjatë fitores dramatike 2-1 të Barcelonës ndaj Gironës, ndeshje e vendosur nga goli i Ronald Araujos në minutat shtesë. Pas golit […]

today23/10/2025

Sport

Pesë skuadra me pikë maksimale, Juventusi del jashtë zonës së kualifikimit/ Ja si paraqitet renditja e Champions-it pas tre javësh

Liga e Kampionëve ka mbyllur javën e tretë të fazës së ligës, me pesë skuadra që momentalisht udhëheqin me pikë maksimale. PSG, Bayern Munchen, Inter, Arsenal dhe Real Madrid njohin vetëm fitore në tre ndeshjet e para, duke ecur me një hap të sigurt drejt kualifikimit dhe gjithashtu drejt Top 8. Tre ekipet e tjera që e plotësojnë këtë grup janë Dortmund, Manchester City dhe Newcastle. Ekipe si Barcelona, Liverpool […]

today23/10/2025

Sport

Projektet e FSHF-së për përgjegjësinë sociale

FSHF po i kushton vëmendje projekteve që lidhen me përgjegjësinë sociale. Punimet kanë nisur për ndërtimin e një fushe pranë muzeut “Martin Cani”. Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon me investimet e rëndësishme infrastrukturore. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe projekteve që lidhen me përgjegjësinë sociale. Pranë muzeut “Martin Cani”, ka nisur tashmë të realizohet një mini-fushë futbolli. Ky investim mbart një domethënie të veçantë, pasi lidhet me kujtimin […]

today22/10/2025

Sport

Djali i Cristiano Ronaldos ftohet për herë të parë nga Portugalia U-16

Djali i madh i Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior, është thirrur për herë të parë në kombëtaren portugeze U-16, megjithëse është vetëm 15 vjeç. Federata Portugeze e Futbollit njoftoi se ai është përfshirë në listën me 22 lojtarë për turneun “Kupa e Federatave”, që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë nga 30 tetori deri më 4 nëntor. Ronaldo Junior, i njohur në Portugali me nofkën “Cristianinho”, ka zhvilluar tashmë […]

today21/10/2025

Sport

Kriza ekonomike vazhdon te Barcelona

Barcelona ka akumuluar një borxh të konsiderueshëm prej 159 milionë eurosh. Gjigantët e La Liga-s ndanë rezultatet e tyre financiare me Asamblenë e Anëtarëve, dhe shifrat treguan se kriza ekonomike që ka pllakosur klubin gjatë viteve të fundit nuk po tregon shenja lehtësimi. Edhe pse aksionerët miratuan raportin dhe buxhetin e ri të klubit blaugrana, u zbulua një borxh shqetësues, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të klubit, […]

today21/10/2025

Sport

Tudor drejt shkarkimit, kandidatët për stolin e Juventusit

Juventusi po kalon një moment të vështirë, me gjashtë ndeshje radhazi pa fitore. Humbja e fundit ndaj Como-s, ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Igor Tudor, në prag të duelit me Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Marrëdhëniet mes Tudor dhe drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli raportohet se janë ftohur, me drejtuesin që ka kërkuar ndryshime në sistemin e lojës, përfshirë kalimin në mbrojtje me katër. Tudor, megjithatë, […]

today20/10/2025

Sport

Shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj në ndeshjen ndaj Serbisë

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3 100 euro. Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026. Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit […]

today20/10/2025

Sport

Kosova rinovon me trajnerin Foda

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin Franco Foda për dy vite të tjera. Marrëveshja është firmosur më 6 tetor, nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda, por njoftimi zyrtar ka ardhur këtë të premte nga Federata. Me këtë kontratë, tekniku gjerman do të qëndrojë në krye të Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi zgjatjeje në rast të kualifikimit në Euro […]

today17/10/2025