play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1634 Results / Page 72 of 182

Background

Sport

Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

Mbrojtësi i PSG, Achraf Hakimi u dëmtua në ndeshjen ndaj Bayern në Champions. Mediumi francez RMC Sport shkruan se Hakimi, do të mungojë disa javë. “Nuk është konstatuar frakturë: bëhet fjalë për një ndrydhje të rëndë. Janë prekur ligamentet e brendshme të kyçit të majtë të këmbës”. “Kjo nënkupton se ai do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë. Prandaj, është e pamundur të luajë sërish për PSG-në në […]

today05/11/2025

Sport

Conference League, trajneri i Shkëndijës: Kemi analizuar kundërshtarin, jemi gati

Tekniku i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Jagiellonias në Conference League. “Kemi analizuar kundërshtarin, bisedohet për një skuadër që është shumë cilësore, një ekip që është dominuese në kampionatin polak, një kampionat shumë i fortë dhe shumë fizik. Edhe pse në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje, megjithatë bisedohet për një kundërshtar në të cilin ne duhet ta respektojmë shumë dhe gjithsesi se do […]

today05/11/2025

Sport

Shpërthejnë polemikat e arbitrimit në Itali, rasti i Bisseck shkon në UEFA

Nuk ka qetësi për arbitrimin në Serinë A. Në qendër të polemikave është ndërhyrja e Yann Bisseck ndaj Giovane në ndeshjen Verona-Inter. Sipas “Corriere dello Sport”, kjo ndërhyrje ka ndarë në qëndrime trupën e arbitrave, mes atyre që e konsiderojnë të drejtë kartonin e verdhë të dhënë nga Doveri dhe atyre që mendojnë se duhej ndëshkuar me të kuq. Për të marrë një vlerësim më të gjerë, dizenjatori Gianluca Rocchi […]

today04/11/2025

Sport

Këshillat e Sylvinhos për të rinjtë: Besoni te vetja dhe gjithnjë jepni 100% në stërvitje

Në një takim të veçantë me futbollistë të rinj, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner. Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet ku ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperienca e drejtimit të Kombëtares këto tre vite, gjatë bisedës me të rinjtë e Elite Youth Development Academy. “Në futboll kam bërë një rrugëtim të […]

today04/11/2025

Sport

Talenti i PSG-së fiton çmimin “Golden Boy”

Çmimi “Golden Boy 2025” është fituar nga Desire Doue, sulmuesi 20-vjeçar i Paris Saint-Germain. Francezi, autor i një dopiete në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Interit, është vlerësuar si lojtari më i mirë nën 21 vjeç në Europë nga gazeta “Tuttosport”. Me 6 gola në Ligue 1, 5 në Champions League dhe 4 në Kupën e Francës, Doue ka konfirmuar potencialin e tij edhe përmes statistikave. Pio Esposito, sulmues […]

today04/11/2025

Sport

Abissnet Superiore/ Ilir Daja shpallet trajneri më i mirë i muajit tetor

Tekniku i Dinamo City, Ilir Daja, është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF. Trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate shumë të mira me skuadrën e Dinamo City, duke arritur tre fitore gjatë tetorit ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim ndaj Egnatias. Falë këtyre rezultateve, Dinamo City ka shkurtuar diferencën me kreun e renditjes, duke u afruar vetëm dy pikë pas Vllaznisë, […]

today03/11/2025

Sport

Durrësi epiqendër e sportit, kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj dhuron emocione

Durrësi është kthyer këto ditë në epiqendrën e peshëngritjes kontinentale. Kampionati Europian i Peshëngritjes për të Rinj dhe kategorinë U23 ka mbledhur më shumë se 700 sportistë. Një kompeticion ky që do të zgjasë deri më 4 nëntor dhe që po zhvillohet në Pallatin e Sportit ‘Ramazan Njala’ në qytetin bregdetar. I pari në skenë mes shqiptarëve që befasoi, ishte Samoel Rrasa, i cili doli i pari në baterinë e […]

today30/10/2025

Sport

Verstappen, sportisti më i paguar

Max Verstappen nuk është vetëm piloti më i paguar në pistë, por edhe sportisti më i pasur në Holandë. Pasuria neto e katër herë kampionit të Botës në Formula 1 vlerësohet në 260 milionë euro. Verstappen përfiton një pagë prej 65 milionë dollarësh në vit, duke e bërë atë pilotin më të paguar në historinë e garave të Formula 1. Kjo shifër përfshin bonuset nga fitoret dhe titujt e tij […]

today30/10/2025

Sport

Roma thyen Parmën, Juve fiton ndaj Udineses

Roma mund 2-1 Parmën, në ndeshjen e luajtur në Olimpico. Hermoso zhbllokoi llogaritë, me golin e tij në minutën e 63-të. Për golin e dytë mendoi Dovbyk, 9 minuta nga fundi. Mysafirët ngushtuan shifrat me Circatin, por vetëm kaq, pa mundur dot të kthehen në lojë. Juventusi mposhti 3-1 Udinesen. Golat e Vlahovic, Gatti e Yildiz nderuan bardhezinjtë, ndërsa i vetmi gol nga skuadra e Udines mban firmën e Zaniolos. […]

today29/10/2025