Interi, finalisti i parë i Champions-it! Përmbys mes spektaklit të 7 golave Barcelonën dhe shkon në Mynih
Interi arrin finalen e Ligës së Kampionëve, pas një fitore spektakolare në “Giuseppe Meazza” kundër Barcelonës me rezultatin 4-3 pas 120 minutash lojë. Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Lautaro Martinez dhe dyfishuan shifrat në fundin e pjesës së parë falë një penalltie nga Calhanoglu. Por katalanasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre […]