play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

FIFA dënon sërish Serbinë

today06/11/2025

Background
share close

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, ka dënuar federatën serbe me 87 mijë franga zvicerane gjobë dhe me mbylljen e tribunave pas portave për ndeshjen e fundit eliminatore kundër Letonisë.

Sipas vendimit, dënimi vjen pas sjelljeve diskriminuese dhe raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, të zhvilluar në Leskovc, ku gjatë intonimit të himnit shqiptar janë dëgjuar thirrje fyese dhe kore me përmbajtje urrejtjeje.

“Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe gjobat e shumta të paguara gjatë këtyre eliminatoreve, federata nuk do të marrë përsipër shitjen e biletave për ndeshjen në Angli”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për situatën në grupin K ka folur edhe kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, i cili pranoi se fati i kualifikimit nuk është më në duart e tyre.

“E dimë që fati nuk është në dorën tonë, por do të japim gjithçka. Na presin dy ndeshje të vështira me Anglinë dhe Letoninë. Nëse ka edhe pak shanse për kualifikim, do t’i luajmë dhe do të shpresojmë”, tha Mitroviç.

Ndeshjet e 13 nëntorit pritet të jenë vendimtare për kualifikimin. Nëse Shqipëria fiton ndaj Andorrës dhe Serbia mundet nga Anglia, atëherë kuqezinjtë sigurojnë zyrtarisht vendin e dytë në grup që çon në “Play Off”. Në të kundërt, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit të fazës eliminatore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *