play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Durrësi epiqendër e sportit, kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj dhuron emocione

today30/10/2025

Background
share close

Durrësi është kthyer këto ditë në epiqendrën e peshëngritjes kontinentale.

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të Rinj dhe kategorinë U23 ka mbledhur më shumë se 700 sportistë.

I pari në skenë mes shqiptarëve që befasoi, ishte Samoel Rrasa, i cili doli i pari në baterinë e tij dhe premtoi medalje, por presidenti i peshëngritjes, Elez Gjoza, pretendoi se ky është vetëm fillimi.

Rekorde botërore dhe kontinentale u regjistruan në ditët e para, ndërsa dy emrat më të spikatur të peshëngritjes që marrin vëmendje tani janë Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha.

Kampionia dhe rekordmenia e Evropës në kategorinë U17 do të garojë më 31 tetor në kategorinë Junior në peshën deri në 31 kg, në një garë ku ajo do të kërkojë t’i shtojë të tjera medalje peshëngritjes.

Ndërsa Ertjan Kofsha do të garojë më 2 nëntor në kategorinë Junior për peshën deri në 94 kg. Edhe për Kofshën pritshmëritë janë të larta, duke qenë se para dy javësh, në Botërorin për të rritur të zhvilluar në Norvegji, peshëngritësi ynë vendosi rekord të ri evropian në stilin e shkëputjes me 161 kg.

Në ditët në vijim do të jenë të pranishëm në Durrës edhe presidenti i Federatës Europiane dhe ai i Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *