play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën kundër Serbisë, konfirmohen mungesat e Ismajlit dhe Pajazitit

today07/10/2025

Background
share close

TIRANË – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet këtë të hënë për ndeshjet e tetorit. E gjithë vëmendja është te sfida ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovac (kualifikuese për Botërorin 2026), si dhe miqësoren me Jordaninë më 14 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, pjesa më e madhe e lojtarëve të ftuar ishte prezent, ndërsa disa lojtarë si Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj u bashkuan me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.

Seanca e parë stërvitore ishte më pak e ngarkuar, duke u fokusuar kryesisht te ushtrimet fizike dhe disa lëvizje me top, për t’u dhënë kohë lojtarëve të rikuperohen pas impenjimeve me klubet e tyre gjatë fundjavës.

Dy mungesa të konfirmuara janë mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti, të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje për shkak të dëmtimeve. Pas vizitave mjekësore dhe shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor, është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë.

Seanca e radhës stërvitore do zhvillohet sot në ora 16:00 në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku pritet që grupi të jetë i plotë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *