Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë është konsideruar si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye do të merren masa të rrepta sigurie.
Ky është përfundimi i mbledhjes së përbashkët mes Federatës Serbe të Futbollit, FIFA-s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Prania e tyre tregon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj ndeshjeje për aspektin e sigurisë, por edhe nënvizon detyrën e të gjithë aktorëve që sporti të vihet në vendin e parë,” thuhet në njoftim.
Por Federata Serbe nuk ndalet vetëm këtu. Ajo kujton vetë ngjarjet e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014, duke dashur që të ndërgjegjësojë tifozët e saj që të sillen në mënyrë të civilizuar.
“Ndeshja e kaluar, kur Serbia ishte pritëse e Shqipërisë, u ndërpre për shkak të incidenteve. Fitorja iu dha Shqipërisë në tavolinë dhe ne u ndëshkuam me heqjen e tre pikëve,” thuhet në komunikatë.
Federata Serbe njoftoi gjithashtu se është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshja e ardhshme të zhvillohet në atmosferë respekti dhe fair play.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)