Ambasadorin Soreca përfundon detyrën në vendin tonë. Rama: Shqipëria do të jetë gjithnjë shtëpia juaj
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kreun e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, për punën e bërë në Shqipëri gjatë mandatit të tij. Në një postim të shkurtër në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe italisht, kreu i qeverisë i uron suksese në detyrën e re në Bruksel dhe i thotë se Shqipëria do të jetë gjithnjë shtëpia e tij. “Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur […]