play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

PD: Rama e ka paracaktuar emrin e kreut të shtetit

today26/05/2022

Background
share close

Presidenca i përgjigjet Ramës: Bën mirë të lexosh Kushtetutën, presim me  padurim përgjigjet mbi Covid – Abc News

Partia demokratike ka reaguar sërish për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Me anë të një njoftimi për mediat grupi parlamentar i PD, thekson se mazhoranca dhe Edi Rama nuk e kanë dashur asnjëherë një President konsensual, dhe se emri i tij është paracaktuar.

Sipas deputetëve demokratë tërheqja e mazhorancës nga marrëveshja për zgjedhjen e Presidentit të Republikës është fakti më i qartë se shumica kërkon të kapë çdo institucion.

Deklaratë e Grupit Parlamentar të PD:

Sipas frymës së Kushtetutës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u angazhua seriozisht në ndërtimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual për përzgjedhje e Presidentit të Republikës. Kur morëm vendimin për ndërtimin e një procesi gjithëpërfshirës ishim të ndërgjegjshëm që regjimi i Edi Ramës kishte paracaktuar emrin e Presidentit dhe se qëndrimi i tij publik se dëshiron një President konsensual me opozitën ishte fasadë dhe mashtrim.

Detyrimi ndaj qytetarëve kërkonte që opozita të përmbushte përgjegjësinë e saj me seriozitet dhe përkushtim me qëllim që Presidenti i ardhshëm të jetë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ky nuk ishte vullneti i Edi Ramës, njëriut që pasi vjedh zgjedhjet, kap me votat e nongratave të tij në Kuvend çdo institucion të pavarur.

Tërheqja e Partisë Socialiste nga marrëveshja për ndërtimin e një procesi të përbashkët parlamentar për zgjedhjen e Presidentit, provoi atë që Grupi Parlamentar i PD paralajmëroi që në nisje, që Edi Rama nuk don një President të gjithë shqiptarëve dhe përbetimet e tij publike për konsensus me opozitën janë një mashtrim.

Grupi Parlamentar i PD mbetet i angazhuar në vullnetin e tij për nje proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Shqiptarët meritojnë një President të gjithëpranuar, që i shërben interesit publik dhe jo interesit të pushtetit të Edi Ramës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

LifeStyle

Studimi: Ecja e shpejtë ju shton deri në 16 vjet jetë

Nëse ju përlqen të ecni, atëherë bëjeni atë me një ritëm më të shpejtë. Sipas një studimi të publikuar në “Communications Biology”, ecja e shpejtë mund t’ju shtojë deri në 16 vjet jetë. Megjithëse plakja shpesh lidhet me gjenetikën, për jetëgjatësinë është më mirë të ecësh për një orë me një ritëm të shpejtë sesa një orë e gjysmë ngadalë. Ky përfundim u arrit nga një ekip studiuesish nga Qendra […]

today26/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%