play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: August 2025

97 Results / Page 4 of 11

Background

Sport

Rival me Jasir Asanin, Lushkja transferohet në Iran

Regi Lushkja është largimi i radhës tek Egnatia. Mesfushori ka mbyllur aventurën dhe do të vazhdojë karrierën në Iran. Në njoftimin e klubit rrogozhinas, thuhet se është arritur marrëveshja për shitjen e lojtarit te skuadra e Tractor. Në kampionatin iranian, Lushkja do të gjejë edhe Jasir Asanin. Sulmuesi i Kombëtares kompletoi pak ditë më parë transferimin te skuadra e Esteghlal. Me largimin e Lushkjas, Egnatia humb një element të rëndësishëm […]

today22/08/2025

Sport

Starton sot Kategoria Superiore

“Abissnet Superiore” do të nisë këtë të premte edicionin e 87-të të kampionatit të futbollit. Në prag të sezonit të ri, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dha një mesazh skuadrave pjesëmarrëse, futbollistëve, por edhe tifozëve. Ai e cilësoi edicionin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione, duke konfirmuar mbështetjen maksimale për klubet dhe ftoi tifozët të jenë forca kyçe për atmosferën në stadiume. “Dëshiroj t’u […]

today22/08/2025

Bota

Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Kreu i NATO-s u bëri thirrje këtë të premte vendeve perëndimore që të ofrojnë garanci të “forta” sigurie për Ukrainën, me qëllim që Rusia të respektojë çdo marrëveshje të mundshme paqeje dhe të “mos guxojë kurrë më” të pushtojë Ukrainën. Këtë deklaratë Mark Rutte e bëri gjatë një vizite në Kiev, ku u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Çështja e garancive të mundshme të sigurisë për Ukrainën ka qenë […]

today22/08/2025

Bota

Ish‑kryeministri i Tajlandës shpëton nga akuza për fyerje të monarkisë

Një gjykatë penale në Tajlandë ka hedhur poshtë një çështje që akuzonte ish‑kryeministrin Thaksin Shinawatra për fyerje të monarkisë, e para nga tre çështjet gjyqësore që mund të vendosin fatin e njërës prej familjeve politike më të rëndësishme të vendit. Thaksin akuzohej se kishte fyer monarkinë gjatë një interviste me gazetën koreano‑jugore Chosun Ilbo në vitin 2015. Ai mohoi çdo shkelje dhe përsëriti disa herë besnikërinë ndaj mbretit, i cili, sipas kushtetutës, […]

today22/08/2025

LifeStyle

2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë. Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese […]

today22/08/2025

Sport

Kristjan Asllani do të luajë te Torino

Përfundon një prej telenovelave të merkatos së verës, që si protagonist kishte Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar zgjodhi të ardhmen e tij, duke realizuar kushtin kryesor, atë të qëndrimit në Serie A italiane. Vullneti i lojtarit u plotësua nga Torino, me 23-vjeçarin që I ka thënë “Po” klubit legjendar dhe marrëveshja është praktikisht e mbyllur. Interi do të provojë të mbyllë sa më shpejt negociatat me klubin “granata”, për të evituar […]

today21/08/2025

Uncategorized

Ish – presidenti Bolsonaro planifikoi arratisjen

Policia e Brazilit ka deklaruar se mesazhet në celularin e ish-presidentit Jair Bolsonaro tregojnë se ai ka dashur të largohej në Argjentinë për të përfituar azil politik. Sipas dokumenteve të publikuara nga Associated Press, Bolsonaro kishte hartuar një kërkesë për presidentin argjentinas, Javier Milei, më 10 shkurt të vitit të kaluar. Në letrën drejtuar Mileit, ai pretendonte se kishte qenë një viktimë e persekutimit politik dhe kishte frikë për jetën […]

today21/08/2025

Sport

Dinamo “luan” historinë në Poloni

Dinamo City luan mbrëmjen e sotme një ndër sfidat më të rëndësishme në historinë e saj 75-vjeçare. Kryeqytetasit zbresin në stadiumin polak të Jagiellonia për të matur forcat me vendasit, kundërshtarin e fundit në rrugën drejt grupit të Conference League. Akti i parë i 180 minutave që pritet të jenë të zjarrta dhe emocionuese. Një rival që për trajnerin e Dinamos, Ilir Daja është i vështirë, por jo i pakalueshëm. […]

today21/08/2025

Aktualitet

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte. Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, […]

today21/08/2025