Kosova i jep fund krizës/ Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit
Pas sagës së gjatë të dështimeve të konstituimit, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës! Zgjedhja e tij si kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.