Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dinamo City luan mbrëmjen e sotme një ndër sfidat më të rëndësishme në historinë e saj 75-vjeçare.
Kryeqytetasit zbresin në stadiumin polak të Jagiellonia për të matur forcat me vendasit, kundërshtarin e fundit në rrugën drejt grupit të Conference League. Akti i parë i 180 minutave që pritet të jenë të zjarrta dhe emocionuese.
Një rival që për trajnerin e Dinamos, Ilir Daja është i vështirë, por jo i pakalueshëm.
“E di që është një nga ekipet më të forta të Polonisë. Bën një futboll goxha të mirë, për sa i përket manovrës në fazën e mbrojtjes dhe fazën e sulmit. Kanë gjithmonë të pranishëm lojtarin 12 dhe për të bërë ne punën tonë duhet të sakrifikojmë shumë. Dhe ne, jemi një ekip me histori dhe me traditë në futbollin shqiptar, por që rikthehemi në Evropë pas disa vitesh mungesë “, tha Daja.
Largimi i Zabërgja dhe Itodo nuk ka prishur planet e teknikut Daja, i cili do ketë në dispozicion për këtë takim dyshen, Berisha-Guindo.
‘Janë dy lojtarët që kanë qenë gola shënuesit tanë kryesorë në edicionin e fundit, dhe lojtarë të rëndësishëm brenda grupit tonë. Shumë të rëndësishëm. Pavarësisht se koha është e shkurtër duhet të mësohemi që nuk janë më pjesë e ekipit tonë, do mundohemi me gjithë mënyrat që në pjesën e lojës t’i zëvendësojmë sa më mirë të jetë e mundshme. Nëse marrim një rezultat pozitiv sigurisht që do vijnë më shumë tifozë në stadium”, tha Daja.
Përballja e sotme mes Jagiellonia dhe Dinamos do të luhet në orën 20:15.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)