play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

today22/08/2025

Background

Kreu i NATO-s u bëri thirrje këtë të premte vendeve perëndimore që të ofrojnë garanci të “forta” sigurie për Ukrainën, me qëllim që Rusia të respektojë çdo marrëveshje të mundshme paqeje dhe të “mos guxojë kurrë më” të pushtojë Ukrainën.

Këtë deklaratë Mark Rutte e bëri gjatë një vizite në Kiev, ku u prit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Garancitë e forta të sigurisë do të jenë thelbësore dhe për këtë po punojmë aktualisht për t’i përcaktuar,” tha Mark Rutte.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili organizoi një takim me liderët evropianë, përfshirë dhe Rutte-n dhe Zelensky-n të hënën, tha se Rusia kishte rënë dakord për disa nga garancitë perëndimore të sigurisë për Kievin.

Megjithatë, Moska ngriti dyshime mbi një marrëveshje të tillë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se diskutimi për garanci sigurie pa përfshirjen e Rusisë është “një utopi, një rrugë pa krye”.

Gjatë vizitës në Kiev, gjatë së cilës në qytet u dëgjua një alarm ajror, Rutte tha se garancitë e sigurisë janë të domosdoshme për të siguruar që “Rusia do të respektojë çdo marrëveshje dhe që kurrë, kurrë më të mos përpiqet të pushtojë as edhe një kilometër katror të Ukrainës”.

Zelensky nga ana tjetër tha se “garancitë përbëhen nga ajo që partnerët mund t’i ofrojnë Ukrainës, por edhe nga ajo se si duhet të jetë ushtria e Ukrainës” pasi të përfundojë lufta.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *