Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Policia e Brazilit ka deklaruar se mesazhet në celularin e ish-presidentit Jair Bolsonaro tregojnë se ai ka dashur të largohej në Argjentinë për të përfituar azil politik.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Associated Press, Bolsonaro kishte hartuar një kërkesë për presidentin argjentinas, Javier Milei, më 10 shkurt të vitit të kaluar.
Bolsonaro e ruajti dokumentin dy ditë pasi autoritetet kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e tij.
Ish-presidenti aktualisht po pret një vendim të Gjykatës së Lartë në lidhje me një përpjekje të dyshuar për grusht shteti.
Ndërkohë, një tjetër akuzë është ngritur ndaj ish-presidentit dhe djalit të tij.
Sipas policisë, ata dyshohen për pengim të drejtësisë në lidhje me gjyqin.
Nëse shpallet fajtor, Bolsonaro përballet me një dënim rreth 40 vjet burg për komplot për përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat i humbi ndaj rivalit të majtë.
Ish-lideri i ekstremit të djathtë i mohon akuzat. Gjykata Supreme e Brazilit ka caktuar vendimin për muajin e ardhshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)