Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
“Abissnet Superiore” do të nisë këtë të premte edicionin e 87-të të kampionatit të futbollit. Në prag të sezonit të ri, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dha një mesazh skuadrave pjesëmarrëse, futbollistëve, por edhe tifozëve.
Ai e cilësoi edicionin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione, duke konfirmuar mbështetjen maksimale për klubet dhe ftoi tifozët të jenë forca kyçe për atmosferën në stadiume.
Vllaznia-Egnatia është ndeshja që hap kampionatin. Përsëritja e finales së titullit të sezonit të kaluar luhet mbrëmjen e sotme në Loro Boriçi prej orës 20:00.
Java e parë vijon të shtunën dhe të dielën, ndërsa Teuta-Dinamo është spostuar më 5 shtator, prej angazhimit të bluve në Conference League.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)