Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kevin Spacey u shpall i pafajshëm në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjedhimisht, akuzat që rëndonin ndaj tij ranë të gjitha. Aktori 64-vjeçar u akuzua nga 4 burra për sulm dhe ngacmim seksual.
Të katërta viktimat e supozuara (identiteti i të burrave nuk bëhet i ditur), dëshmuan para trupit gjykues dhe e përshkruan aktorin si një predator dhe “sulmues seksual”, por gjykata vendosi që të shpallte të pafajshëm Spacey, pas gjithë provave që treguan të kundërtën nga rrëfimet e palës tjetër.
Spacey u akuzua në maj të vitit të kaluar, pas dy incidenteve të supozuara në Londër në vitin 2005, dy incidente të tjera gjatë vitit 2008 dhe një tjetër në Anglinë perëndimore, Gloucestershire, gjatë vitit 2013.
Viktima e supozuar e incidenteve të vitit 2005 tani është rreth të 40-tave, ndërsa dy burrat që dyshohet se janë përfshirë në incidentet e 2008 dhe 2013 janë tani në të 30-at, tha asokohe Policia Metropolitane e Londrës.
Vendimi për të akuzuar Spacey “pason një shqyrtim të provave të mbledhura nga Shërbimi i Policisë Metropolitane në hetimin e tij”, tha forca.
Spacey ka fituar dy çmime Oscar për rolet e tij në “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, dhe ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic të Londrës nga 2003 deri në 2015. Ai gjithashtu ka luajtur në serialin politik të Netflix “House of Cards”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)