play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Tupac Shakur: Policia kontroll në një shtëpi për vrasjen e reperit në 1996-n

today19/07/2023

Background
share close

Policia në Nevada ka konfirmuar se kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli këtë javë në lidhje me vrasjen e pazgjidhur ende të reperit Tupac Shakur. Detektivët kryer kontroll në një shtëpi në Henderson, në periferi të Las Vegas, aty ku u Shakur u ekzekutuar me armë zjarri në Shtator të 1996.

Sipas asaj që shkruan BBC, policia e Las Vegas nuk dha detaje të tjera sa i takon kontrollit, duke thënë se hetimet për vdekjen e tij vijojnë. Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Deri më sot nuk ka pasur të arrestuar, as të dyshuar që të jenë ndaluar nga autoritetet amerikane.

Shtëpia ku u ushtrua kontroll ndodhet rreth 32 kilometra nga Las Vegas, ku Shakur u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje. Për mediat lokale, autoritetet policore konfirmuan se detektivët po punonin sërish mbi vrasjen e reperit.

Është një rast i pazbardhur dhe me shpresë janë ditë do të mund ta ndryshojmë këtë”, thanë autoritetet.

Shakur, emri skenik i të cilit u stilizua si 2Pac, e publikoi albumin e parë në 1991 dhe arriti suksese me hite se California Love, All Eyez on Me, Changes dhe I Ain’t Mad at Cha. Ai vdiq më 13 Shtator të 1996-s, pasi u qëllua 4 herë brenda makinës së tij teksa priste në semafor të kuq.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *