Kombëtarja shqiptare zbarkon në Andorra
Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot, 12 nëntor, drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00. Kombëtarja do të përballet nesër me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026.