play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Shënoi dy golat e fitores, Kane: Kjo ishte ndeshja më e vështirë e grupit

today17/11/2025

Background

Harry Kane ishte heroi i Anglisë në sfidën ndaj Shqipërisë. Sulmuesi i Bayern Munich shënoi dy golat vendimtarë për “3 Luanët” në duelin ndaj kuqezinjve, duke vulosur kështu triumfin e të tijve.

Pas sfidës ai ka pranuar se ishte një ndeshje e vështirë, madje një nga më të vështirat që kanë luajtur në grup. Ndër të tjera ka theksuar se kishte fat në goditjet standarte.

“Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, një nga më të vështirat që patëm në grup. Na u desh të ishim të duruar dhe t’i bënim presing, gjë që e bëmë dhe përfunduam me një fitore 2-0 dhe një tjetër rrjetë të paprekur.

“Në pjesën e parë bëmë goditje nga jashtë portës, pastaj kur hyri Saka, e dinim sa i mirë është ai me shtyllën e parë. Kështu që shkuam në shtyllën e parë, patëm pak fat me goditjen standarde, por për fat të mirë isha aty për ta devijuar.

“Nëse do të shkosh larg në çdo turne, të nevojitet një skuadër e tërë, të nevojiten lojtarë që nuk janë vetëm titullarë, që vijnë nga stoli dhe bëjnë diferencën. Kështu është futbolli. Nuk janë vetëm 11 që luajnë, djemtë hyjnë dhe bëjnë diferencën”, ka përfunduar anglezi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *