Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kosova e ka siguruar një vend në play-off e Kupës së Botës 2026, por matematikisht ka shansin që të arrijë edhe vendin e parë.
Një skenar i vështirë, pasi duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës, që do të luhet sot në Prishtinë me 6 gola diferencë. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda, mendon në radhë të parë të bëjë një paraqitje të mirë ndaj kundërshtarit më të fortë në grup.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, thotë se duhet treguar respekt ndaj Kosovës, por beson se do të arrijnë një rezultat të mirë.
“Mendoj se është e rëndësishme të ruajmë nivelin e përqendrimit, të tregojmë respekt ndaj kundërshtarit dhe të imponojmë lojën tonë. Jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe të arrijmë një rezultat të mirë”, tha trajneri i Zvicrës, Murat Yakin.
Te Zvicra janë të pranishëm edhe tre futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Ardian Bajrami, i cili më parë ka luajtur për Shqipërinë, dhe Andi Zeqiri. Pas pesë ndeshjeve të para, Zvicra kryeson me 13 pikë dhe ndiqet nga Kosova me 10.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)