Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/11/2025
Federata Zvicerane ka publikuar momentin kur lojtarët filluan të qeshin pasi për disa minuta u shkëput energjia elektrike dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin e Prishtinës, që ishin stafi dhe lojtarët e përfaqësueses së Zvicrës, mbetën në errësirë.
Zvicra ka zhvilluar një stërvitje në Prishtinë, aty ku sot do të luajnë përballjen ndaj Kosovës. Për një moment lojtarët nisën të qeshin pasi iu ndërpre energjia elektrike dhe stadium mbeti në errësirë. Federata Zvicerane e Futbollit publikoi këtë moment në rrjetet e saj sociale, ku ndër të tjera shkruan, “Ups…nuk ka drita…”

Gjithësesi sa i përket ndeshjes së mbrëmjes së sotme, të dyja ekipet janë shumë optimiste, kujtojmë që Zvicra është skuadra që udhëheq grupin me 3 pikë më tepër se Kosova e cila matematikisht i ka shanset për të arritur vendin e parë dhe për t’ja marrë helvetëve atë, por duhet të fitojë me 6 gola diferencë. Pra një objektiv i arritshëm në teori, por në praktikë është thuajse e pamundur, duke kujtuar që në ndeshjen e parë, që të dyja skuadrat u përballën në Zvicër në këto eliminatore, vendasit e udhëhequr nga Granit Xhaka fituan me shifrat e thella 4-0.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)