Albacete shkruan historinë, mposht 3-2 Real Madridin dhe e eliminon nga Kupa e Spanjës
Real Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/8-ave pas një disfate surprizuese 3-2 ndaj Albacetes, skuadër e La Liga 2, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit spanjoll. Sfida nisi e ekuilibruar, por vendasit shokuan “Galaktikët” në minutën e 42-të, kur Javi Villar shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0. […]