Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Të mërkurën, 21 janar, do të zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit në Champions League, për raundin e shtatë në fazën e ligës.
Juventusi pret në shtëpi Benfican. Italianët e kanë detyrim fitoren përballë skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.
Barcelona ka një transfertë delikate në Çeki, ndaj Slavia Pragë. Përballje spektakolare, pritet të jetë ajo mes Marseille dhe Liverpool, dy ekipe që janë jashtë tetë vendeve të para për momentin.
Bayern Munich nuk pritet të ketë probleme, pasi luan në shtëpi ndaj belgëve të Royale Union SG, ku gjermanët vijnë si favoritë absolutë.
Chelsea luan në shtëpi ndaj qipriotëve të Pafos, ndërsa Newcastle pret holandezët e PSV.
Duelet e tjera janë: Galatasaray-Atletico Madrid, Qarabag-Eintracht Frankfurt dhe Atalanta-Athletic Bilbao.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)